Maqedoni
Zhbogar: prisni mesazhet nga mbledhja e KE-së, Arifi: urrejtja ndëretnike nuk i zgjidh problemet
06.03.2017 17:15
Edhe euroambasadori, Samjuel Zhbogar, thotë se mesazhet që do të dalin nga mbledhjet e BE-së...

Edhe euroambasadori, Samjuel Zhbogar, thotë se mesazhet që do të dalin nga mbledhjet e BE-së këtë javë do të jenë shumë të rëndësishme për rajonin.
Ai nuk ka dashur të japë deklaratë paraprake pasi tha se mesazhet e shefes se Diplomacisë evropiane, Mogherini, dhënë në Shkup ishin shumë të qarta e me siguri do të reflektohen edhe në raportin përfundimtar të Këshillit të ministrave të jashtëm të BE-së.
Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, apelon për përmbajtje nga thirrjet që synojnë përhapjen e urrejtjes ndëretnike.
“Do të jetë shumë me rëndësi të shohim se çfarë mesazhesh do të dalin nga takimi i Këshillit të ministrave të jashtëm dhe të sigurisë së BE-së dhe më vonë gjatë javës edhe nga takimi i kryeministrave. Është mirë të prisni mesazhet që do të dalin nga këto takime sesa mesazhet e mia”- tha shefi i misionit të BE-së në RM, Samjuel Zhbogar.
“Nuk ka asnjë logjikë thirrja në urrejtje ndëretnike, sepse historia tregon që urrejtja ndëretnike nuk ka ndihmuar në zgjidhjen e problemeve”,- theksoi nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi.
