Maqedoni
Kunders: Respektoni shumicën parlamentare, pa agresivitet
06.03.2017 17:43
Shefi i diplomacisë holandeze, Bert Kunders, në prag të mbledhjes në Bruksel kërkoi qetësim të tensioneve dhe respektimin e shumicës parlamentare në Maqedoni...
Ai refuzoi të komentojë qëndrimet e VMRO-DPMNE-së, por theksoi se është i brengosur për agresivitetin verbal në vend. Kunders kërkoi barazi në lidhje me qëndrimin mbi krizën e Maqedonisë.
“Duhet të respektohet shumica parlamentare dhe të votohet për të njëjtën dhe gjërat të rrjedhin pa agresivitet verbal. Kjo patjetër të jetë zgjidhje që duhet të vjen nga brenda Maqedonisë. Jemi të hapur për zhvillimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s, por situata duhet të zgjidhet në mënyrë të qetë. Me rëndësi është që edhe BE të tregojë unitet në kërkesën që Maqedonia të respektojë principet demokratike, shumicën parlamentare dhe zgjidhje të qetë të krizës”,- deklaroi ministri i Jashtëm i Holandës, Bert Kunders.
