Sportet E Tjera

Nuri Sefri ëndëron titullin kampion bote

18.05.2014 17:45

Njëri nga boksierët më të mirë shqiptar Nuri Seferi edhe një herë ka dëshmuar se bëhet fjalë për boksier të shkëlqyeshëm...

Njëri nga boksierët më të mirë shqiptar Nuri Seferi edhe një herë ka dëshmuar se bëhet fjalë për boksier të shkëlqyeshëm I cili dal nga dal po realizon synimet e tij drej ngjitjes në majen më të lartë të boksit profesionist.
 
Nuri Seferi të premten në mbrëmje në Hambur të Gjermanisë ka mposhtur boksierin profesionist Hungarez Tomas Lodi, ku pas dy vitesh titulli VBO në kategorin kruzer bëhet sërish pronë e tijë.  
 
Për këtë sukses Nuriu thotë  se vjen pas punës së palodhshme dhe dëshirës së madhe për të pushtuar majet më të larta të boksit ptofesionist në kategorin Kruzer.
 
“Pas disa javëve tejet të vështira dhe intensive arrita të jetësoi ëndrën time që të rikthejë titullin ËBO të cilin e kisha para dy viteve” tha Seferi.
 
TVM2Dëshira yte dhe e gjithë shqiptarëve është të shpallen kampion Bote. Për të arritur këtë duhet spari të mposhtni Marko Hukun I cili është kampion actual botërorë në këtë kategori? Sa do të përgatiteni për të jetësuar një gjë të këtillë. Me një fjalë do të jeni boksieri I parë shqiptar I cili do të arrin një sukses të këtillë.
     
“Normalisht, pas kësaj fitoreje të Premten tani jam shumë pran real;izimit apo marveshjes për tu takuar me Marko Hukun. Ky takim ishte një ndeshje kualifikuese për të sfiduar kampionin e Botës dhe tani, pasi arita ta fitoj atë jam shumë pran dhe gjasat janë që ky ballafaqim të jetësohet deri në fund të këtij viti” përfundoi Nuri Sferi.
 
ARTAN ZIBERI