Maqedoni

“Për Maqedoninë e Bashkuar”, protesta kundër dygjuhësisë në 21 qytete

06.03.2017 18:22

Iniciativa qytetare “Për Maqedoninë e Bashkuar” vazhdon sot me protestat e qeta në 21 qytete....

Protestuesit këmbëngulin për një Maqedonie unitare dhe kundërshtojnë ashpër dygjuhësinë, kantonizimin dhe ndryshimin e emrit.
 
Prej orës 17:00 po protestohet në Shkup, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles, Koçan, Kavadarc, Negotinë, Dellçevë, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Radovish, Berovë dhe Valandovë, ndërsa me fillim prej orës 18:00 protestat kanë nisur në Prilep, Kumanovë, Shtip, Kërçovë, Sv. Nikollë, Resnjë dhe Probishtip.