Botë

“Epopeja e UÇK-së”, qeveria në Prekaz nuk pritet nga Jasharajt

06.03.2017 18:54

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, bashkë me kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, në nderim të “Epopesë së UÇK-së”...

Kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, tha se vepra e familjes Jashari kapërcen kornizat e historive të tilla të flijimit për liri të vendit.

“Vepra heroike e familjes Jashari është vepër që meriton respekt të veçantë”,- tha Mustafa. Por, edhe përkundër respektit ndaj familjes që dha aq shumë për Kosovën, pas homazheve kryeministri i Kosovës nuk e ka vizituar kullën e Jasharëve por është kthyer për në Prishtinë.

Homazhe ndërkohë kanë bërë edhe shkolla të organizuara edhe qytetarë që kanë nderuar veprën dhe flijimin e familjes së jasharajve.