Maqedoni
Mogerini: Kriza politike të mos shëndrrohet në ndëretnike
06.03.2017 20:22
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikës së Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini nuk jep detaje...

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikës së Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini nuk jep detaje rreth asaj se çfar than ministrant në debatin për gjendjen në Ballkanin Perëndimor në Këshillin e sotëm të Punëve të Jashtme të BE-së, por ajo pas takimit tha se të gjithë ministrat qëndruan fuqishëm pas mesazheve që ajo i paraqiti në Shkup.
E pyetur se a është e shqetësuar Mogherini tha se është shumë e shqetësuar por mundohet të shikojë përtej shqetësimit pasi sipas saj ka potencial për zgjidhjen e krizës politke.
"Jam e shqetsuar, por mundohem të të shikoj përtej shqetësimeve, dhe shoh potencial për zgjidhjen e krizës politike. Besoj se ajo me të cilën ballafaqohet Shkupi, është një krizë institucionale. Shqetësimi im kryesor është se kjo mund të shndërrohet në krizë ndëretnike, kjo ka qenë edhe mesazhi im kryesor, mos luani me zjarrin, mos e ktheni në krizë ndëretnike, sepse do shkatërronte vendin dhe do të zgjerohej edhe më tej. Mendoj se ka instrumente, së pari zgjuarsia e presidentit, dhe së dyti, kapaciteti i parlamentit për të vazhduar me zgjedhjen e kreut të kuvendit dhe zhbllokimin e krizës”, deklaroi Mgoherini.
Ajo të enjten do të njoftojë edhe kryeministrat dhe presidentët e vendeve të BE-së me gjendjen në Ballkanin Perëndimor.
