Botë

Trump, urdhër të ri për migrimin

06.03.2017 20:56

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar urdhrin e rishikuar ekzekutiv...

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar urdhrin e rishikuar ekzekutiv, që u ndalon hyrjen në SHBA, për 90 ditë, qytetarëve nga gjashtë vende me shumicë myslimane.
 
Siç bëri të ditur Shtëpia e Bardhë Iraku është hequr nga lista e vendeve që kanë qenë në urdhrin e mëparshëm ekzekutiv, ndërsa Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni mbeten në listë. Njerëzit me viza valide po ashtu do të lejohen të hyjnë në SHBA.
 
Masa, e cila përfshin ndalimin e hyrjes në SHBA të të gjithë refugjatëve për 120 ditë, do të hyjë në fuqi nga 16 marsi. Urdhri i mëparshëm, i cili është bllokuar nga një gjykatë federale, ka shkaktuar kaos në aeroporte dhe protesta.
 
"Ndalesat në udhëtime janë jetike për sigurinë tonë kombëtare", tha Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.