Kulturë
Koncert kamertal në Tetovë
18.05.2014 18:27
Nën moton Çaste muzikore Maji në Tetovë lidhja e pedagogëve dhe interpretëve muzikor shqiptar...

Nën moton Çaste muzikore Maji në Tetovë lidhja e pedagogëve dhe interpretëve muzikor shqiptar në qytetin e Tetovës shfqi një koncert Kamertal me Trio “V.A.M” dhe solistër Shkodran Tolaj Tenor dhe Era Hoxha Soprano të shoqëruar në piano nga korepetitori Andrej Naumov.
Besiana Mehemti nga këshilli organizativ theksoi se konceptet dhe teorite e reja për artin dëshmojnë dhe argumentojnë se gjuha më e mirë e komunikimit ndërnjerëzor është muzika.
Tenori Shkodran Tolaj dhe Sopranoja Era Hoxha u shprehën mjaftë të kënaqur duke paralajmëruar se në të ardhmen do organizojnë koncerte të tilla në qiell të hapur.
Grupi trio-vam është i përbërë nga emra të njohur të estratës maqedone si Aleksandër Kotevski Violincelo, Marija Gjoshevska Piano dhe Vlladimir Kostov violinist.
MIFTAR EMINI
