Koxias: Në vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të funksionojë procesi themelor demokratik

07.03.2017 11:40

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias pas Këshillit të djeshëm të punëve të jashtme të BE­-së....

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias pas Këshillit të djeshëm të punëve të jashtme të BE­-së deklaroi se shkurtimisht është biseduar për çështjen e migrantëve, por ka pasur "diskutim të thellë për krizën në Ballkanin Perëndimor për të cilën kolegët e tij kanë shprehur shqetësim për ngjarjet, posaçërisht në Shqipëri dhe Maqedoni".

"Nënvizuam se çështja ka lidhje me faktin se shumica e shohin BE­në si burim të financimit, apo si perspektivë për pjesëmarrje në qendër të fuqisë. Theksuam se duhet të kuptohet se BE­ja është sistem me vlera dhe perspektiva demokratike, dhe se demokracia kërkon secili të ketë kulturë, siç e quajmë, të kompromisit dhe konsensusit", deklaroi Koxias.

Ai saktësoi se brengosja për vendet nga Ballkani Perëndimor në BE manifestohet në mënyra të ndryshme.

"Disa mendojnë nëse ua lehtësojmë gjërat këtyre vendeve, me mbështetje apo tërheqje, vendeve më shumë u pëlqejmë. Sqarova se problemi nuk është aty. problemi është në atë se këto vende duhet të kuptojnë se duhet të funksionojnë në mënyrë demokratike, ndërsa kjo do të thotë perceptim demokratik lidhur me opozitën, lidhur me qëndrimet e pakicave, e madje edhe pakicave nacionale", tha shefi i diplomacisë greke. (mia.mk)