Maqedoni
Në fakultetin petagogjik në Shkup vend për 50 student
18.05.2014 18:29
Këtë vit akademik ne Fakultetin Pedagogjik janë paraparë të regjistrohen 50 studentë...

Këtë vit akademik ne Fakultetin Pedagogjik janë paraparë të regjistrohen 50 studentë me mesim në gjuhën shqipe prej të cileve ne grupin klasor 30 studentë dhe ne grupin parashkollor 20 studentë.
Sipas Prodekanit Emil Sulejmani, ky fakultet posedon kushte bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor dhe kuadro profesionale. Profesioni i mësuesisë është i shenjtë dhe ka për qëllim edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj,ndersa ky fakultet ofron arsimim cilësor potencon Prodekani Sulejmani.
“Une i ftoj maturantet qe sa me masovikisht te regjistrohen ne fakultetin tone dhe nisem nga nej arsye universale sepse ky profesion eshte profesioni me human dhe me fisnik ne mbare boten”, shprehet prodekani i fakultetit pedagogjik Emil Sulejmani.
Maturantët të cilët janë përcaktuar të regjistrohen në këte fakultet duhet te kalojnë me sukses testin psikofizik, i cili është kushti themelor për regjistrim në fakultetin pedagogjik.
FLUTURA LATIFI
