Vandalizohet Shtëpia e Alfabetit në Manastir, persona të armatosur tentojnë t’ia vejnë flakën
Mëngjesin e sotëm është sulmuar Muzeu i Alfabetit në Manastir, me ç’rast persona të armatosur kanë tentuar t’ia vejnë flakën objektit...

Lajmin ne për TVM2 e konfirmon drejtoria e Muzeut, nga e cila thonë se katër persona të armatosur kanë tentuar t’i vënë flakën objektit.
Rasti ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm, me ç’rast me gur janë thyer edhe xhamat e ndërtesës, derisa katër persona të armatosur kanë dashur t’i vënë flakën këtij objekti.
Drejtoria e Muzeut për incidentin ka njoftuar edhe policinë, e cila ka dalë në teren dhe po punon për ndriçimin e rastit.
Nga policia bëjnë të ditur se do të shfrytëzohen regjistrimet e kamerave të sigurisë për kapjen e sulmuesve që vandalizuan Muzeun e Alfabetit Shqip.
Ndërtesa e shtëpisë ku u mbajt Kongresi i Alfabetit ishte vandalizuar edhe në 7 Marsin e vitit të kaluar.
