Maqedoni

Kryetari I lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami , uron 7 marsin

07.03.2017 13:58

Lëvizja “BESA” të gjithë mësimdhënësve dhe të gjithë atyre që kontribuojnë në arsimimin e gjeneratave të reja ua uron...

Lëvizja “BESA” të gjithë mësimdhënësve dhe të gjithë atyre që kontribuojnë në arsimimin e gjeneratave të reja ua uron këtë ditë të rëndësishme dhe të nderuar të shkollës shqipe.
 
Me këtë rast BESA, rikujton se pozita e mësuesit sot në vendin tonë, kur po shkruajmë e flasim për 7 Marsin, që shënohet në shenjë respekti për ta, pa dyshim së është e vështirë.
 
“Mësuesi ynë dje dhe sot vazhdon të japë shumë nga vetja e tij, në mënyrë që brezi i ri të edukohet e nesër të jetë i gatshëm që t’i marrë në dorë frenat e zhvillimit të shoqërisë, për ta ngritur e përparuar atë. Mësuesi ynë sot po bën çmos që këtij brezi t’ia mbajë ndezur flakadanin e diturisë për të marshuar ashtu drejt ardhmërisë së ndritur. Andaj mësuesi shqiptar mbetet faqja më e ndritur e historisë sonë”, thuhet në kumtesën e lëvizjes Besa.
 
Nisur nga kjo, Lëvizja BESA e ndjen për detyrim moral që dinjitetin e nëpërkëmbur të mësuesit ta ngrejë e ta vendosë në piedestal, aty ku e ka ai vendin e merituar.
 
Figura e mësuesit duhet të jetë figura më e respektuar e shoqërisë dhe jo më e nëpërkëmbura, ashtu siç trajtohet sot. Prandaj Lëvizja Besa do të bëjë çmos që mësuesi shqiptar ta arrijë statusin më të lartë socio-ekonomik dhe moral brenda shoqërisë.
 
“Me përuljen më të madhe të gjithë mësimdhënësve shqiptarë ua urojmë 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!”, thuhet në telegram urimin e kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.