Maqedoni
Kryetari I PDSH-së, Menduh Thaçi, uron 7 marsin
07.03.2017 14:06
Është e pakontestueshme se arsimi, kultura dhe gjuha janë shpirti dhe mburoja e një kombi...

Është e pakontestueshme se arsimi, kultura dhe gjuha janë shpirti dhe mburoja e një kombi, kurse shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie është fuqizimi i dije” thujet në telegram urimin e liderit të PDSH-së Menduh Thaçi, me rastin e 7 marsit
“Është e pakontestueshme se arsimi, kultura dhe gjuha janë shpirti dhe mburoja e një kombi, kurse shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie është fuqizimi i dijes. Më lejoni që për nderë të 7 Marsit – ditës së arsimit shqip, në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë” shkruhet në telegram urimin e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi.
