Maqedoni
MPB: Arrestohen tre diler dtë drogës
18.05.2014 18:33
Në kuadër të aksionit operativ policorë ,,rrjeti,,polica ka arrestuar 3 diler të marihuanës dhe heroinës...

Në kuadër të aksionit operativ policorë ,,rrjeti,,polica ka arrestuar 3 diler të marihuanës dhe heroinës ku dhe ka gjetur numër të konsiderueshëm të dozave të përgaditura nga të dyja llojet e drogës të gatshme për shitje në rrugë.
MPB ka ngritur padi penale kundër personave me iniciale M.K 28 vjecarë, H.A 36 vjecarë dhe Z.X 32 vjecarë për shkak të dyshymit se kanë kryer veper penale ,,prodhim dhe shitje të pa autorizuar të lendëve narkotike, substancave psihotrope dhe prekursorëve,,I arrestuari M.K ka siguruar sasi më të madhe të drogës të cilën më pas ka ripaketuar në sasi më të vogla prej ku dhe ka bërë shitje në rruge.
I njeti marihuanën më së shpeshti e ka shitur në shtepin e tij apo dhe në afërsi të saj në Kisella Vodë.Të arrestuarve iu është shqiptuar masa e paraburgimit.
“Shërbimet policore nga Njesia kundër trafikimit me drogë,duke vepruar sipas njohurive të marra, në afërsi të shtëpisë së të dyshuarit kanë legjitimuar dhe kanë realizuar kontrollë ndaj katër personave tek të cilët janë gjetur dhe ndalur 4 pako me marihuanë.Me urdhër të gjykatësit në procedurë paraprake eshtë bastisur shtëpia e të dyshuarit prej ku dhe janë gjetur dhe konfiskuar 88 pako me marihuana ose 175.62 gram për shitje në rruge , një pako tjetër më e madhe me 290 gram marihuanë,një peshore digjitale dhe 68 mijë denarë”, shprehet zëdhënësi i Ministrisë së punëve të brendshme, Ivo Kotevski.
I arrestuari i parë M.K edhe më herët ka qenë i njohur për policine pasi qe i njejti është regjistruar si kryerës i delikteve pronësore,delikte të shoqëruara me dhunë dhe tregëtim të palejuar me arme.Ndaj tij deri më tani janë ngritur 10 padi penale për gjithsej 31 vepra penale.
FLROIJE KAMBERI
