Maqedoni

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi, uron 7 Marsin

07.03.2017 14:42

Rilindja Demokratike Kombëtare, të gjithë atyre që punuan dhe punojnë në mësimdhënie, ua uroj Ditën e Mësuesit...

Rilindja Demokratike Kombëtare, të gjithë atyre që punuan dhe punojnë në mësimdhënie, ua uroj Ditën e Mësuesit, ata ndër të tjerash e kujtojnë 7 Marsin si sakrificë dhe shprehin falënderime për të.
 
“7 Marsin e kujtojmë me respekt të thellë për mësuesit dhe rilindasit e parë shqiptarë të cilët na e lanë amanet gjuhën shqipe, të cilën e flasim tani. Mësuesit – prindërit tanë të dytë, u sakrifikuan me vite të tëra,  andaj shprehim falënderimin për gjithçka që bënë për ne, për durimin që kishin dhe për tërë diturinë që mbollën në ne. Të gjithë atyre që punuan dhe punojnë në mësimdhënie, ua uroj Ditën e mësuesit. Gëzuar të gjithë edukatorëve, mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve”,- shkruhet në telegramurimin e kryetarit të RDK-së, Vesel Memedi.