Maqedoni

Universiteti i Tetovës, akademi solemne në nder të 7 Marsit

07.03.2017 16:32

Universiteti i Tetovës ka shënuar me një akademi solemne 130 vjetorin e shkollës së parë laike shqipe dhe ditën e mësuesit...

Pjesëmarrësit vlerësuan rolin dhe përkushtimin vetëmohues të arsimtarëve ndër shekuj.
 
“Me hapjen e mësonjëtores u kultivua gjuha, u botuan tekstet e para të dokumentuara dhe kontributi i tyre ishte më se i shumëfishtë. Të jesh një mësues nuk është një punë e lehtë dhe pa përgjegjësi, por është një profesion që kërkon përkushtim dhe angazhim të veçantë, mësues dhe predikues të arsimit të mos harrojmë çka bënë të parët tanë, të mos largohemi nga sakrifica për të ngritur këtë popull edhe më lartë”,- deklaroi profesoresha universitare, Besa Avziu.
 
“Bota sot e ka kuptuar se kush janë shqiptarët, dëmet që iu kanë bërë dhe i kanë kthyer sytë nga ne pikërisht nga shkolla e parë shqipe”,- u shpeh profesori universitar, Ejup Ajdini.
 
Për nder të 7 Marsit, Shoqata “Arsimi” nga Zvicra ndau edhe certifikata për studentët më të mirë, të cilët i prezantuan esetë e tyre kushtuar pikërisht ditës së mësuesit.
 
Në javën e veçantë studimore, kjo shoqatë po zhvillon një hulumtim në hapësirat e UT-së, rezultatet e të cilit pritet të prezantohen të premten në një konferencë shkencore.
 
VISAR SADIKI