Ekonomi

Suksesi në biznes më i lehtë në konsultim me ekspertët

18.05.2014 18:38

Investitorët potencial shqiptarë në Maqedoni që hapin biznese...

Investitorët potencial shqiptarë në Maqedoni që  hapin biznese,  shumë pak konsultohen me ekspertet  e ekonomisë,  dhe shumë pak bëjnë analiza paraprake për tregun ku futën.
 
Edhe pse viteve të fundit, është duke u vërejtur një përmisim i vogël në këtë drejtim, prapr se prap, investitorët shqiptarë, hapin biznese, duke  mos  e hulumtuar tregun, reziqet dhe përfitimet  e mundshme  që mund ti hasin gjatë biznisbërjes.
 
Kjo gjë, më shumë vërehet gjat hapjes së  bizneseve  të vogëla dhe të mesmet. Arben Halili, nga  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore, thotë se në përgjethësi, shqiptarët preferojnë formën tradicionale të investimeve.              
                                             
“Ka një numër të cilët dëshirojnë të bëjnë  analize, por  përgjethësisht ka edhe nga ata të cilët preferojnë formën tradicionale të biznisbërjes, ose e thenë ndryshe preferojnë që të investojnë në një ide e cila e kanë parë  në vendet perëndimore ose nga ana tjetër duke bërë kopjimin e fëqinjëve të tyre, duke parë se dikujt mund ti shkoj mirë biznesi. Një gjë e tille ne konsiderojm se është një vendim i gabuar, pergjethësisht po preferohet  në rrath të parë çdo biznes që fillon duhet të bëjë një analizë të tregut, për të parë në qofë të se tregu vërtet ka nevojë për një prodhues plus, ose kompanit të reja që do të futen në treg të futen me ide inovative dhe me prodhimet e reja të cilët më atraktive për tregun”, shprehet Arben Halili, nga  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore. 
 
Një shembull të mirë me hulumtim të tregut  ka bërë  biznismeni Bejtualla Morina. Ky person, para se të hape  hotelin familijarë në afërsi të Çarshis së Shkupit, ka hulumtuar tregun dhe nevojat e qytetarëve plotë 2 vite me radhë, dhe ka vendosur të realizojë investimin që ka sot. Ai për r TVM-2 thotë se  idea e parë për të investuar në këtë vend,  ka qenë të  ndërtohet, objekt banimi dhe lokale.                                                                                                       
“Jo, asnjë gjë nuk ka qenë e lënë e  rastit, sepse puna e rastit nuk mund të qenë diça serioze. Puna e rastit shpesh herë dine të dështoje.Hulumtimi ka qenë në atë drejtim se rruga është kryesore  boulevard, dhe kur e kemi marr objektin patëm planë të bëjmë lokale, me pas banesa apo të bëjmë një lokal për biznes. Duke pasur kontakte të vazdhueshme me njerëz të biznesit, me njerëzit që vizitojnë Çarshin e Shkupit dhe në biseda e siperme kam hasur  kërkesa të tyre që duan të gjejnë një vend, hotel ku do të vendosën  të lire dhe vend I cili do ti përmbush kërkesat e tyre”, shprehet pronari i nje biznesit Bejtulla Morina.
 
Afaristët shqiptarë të cilët kanë marr guximin dhe kanë hapur biznese, i këshillojnë investitorët potencial shqiptarë, që të jenë më të kujdesshëm gjatë realizimit të bizneseve  të tyre, sepse siç thekësojnë ata, gjysma e suksesit të biznesit qendron, tek analiza e mirëfillt para se të investohet.
 
REXHEP QAMILI