Maqedoni

Enti Shtetëror i Revizionit, ekspertët: Mungon transparenca e institucioneve

07.03.2017 17:23

Puna e Entit Shtetëror të Revizionit nuk ka rezultate, pasi as qytetarët nuk i kërkojnë të dhënat nga ky institucion, e as institucionet tjera nuk shqyrtojnë raportet e këtij enti...

Ekspertët vlerësojnë se mungon bashkëpunimi tek institucionet të cilat duhen në mënyrë transparente t’i harxhojnë paratë publike dhe të mos i refuzojnë rekomandimet e Entit Shtetëror të Revizionit.
 
“Në bazë të fakteve, transparenca në Maqedoni në pjesën e financave publike është në rënie të vazhdueshme prej vitit 2009 e deri më tani, në bazë të percepsionit në Maqedoni, hulumtimet e “Transparency International” tregojnë se ka rënie të transparencës në financat publike si dhe në përgjithësi në Maqedoni të sektorit publik”,- deklaroi kryetari i QAE-së, Marijan Nikollov.
 
“Detyrim i Entit Shtetëror të Revizionit është që të japë vlerësim për saktësinë e numrave të vendosur në raportet financiare edhe për atë se ato numra a janë të besueshëm, të rregulluar dhe të plotë si dokumente financiare”,- theksoi ndihmësi i revizorit kryesor shtetëror, Cveta Ristovska.
 
Pa informacione të besueshme nuk mund të ekzistojë një demokraci funksionale, vlerëson zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe, Pol Eduards.
 
“Një Ent Shtetëror i Statistikave efikas ka pavarësi për t’i parë punët të cilat disa dëshirojnë t’i fshehin dhe t’i zbulojë ato. Enti Shtetëror efikas ka aftësinë që t’i zbatojë vendimet përmes dënimeve ose masave të tjera. Dhe më me rëndësi, sipas meje, Enti Shtetëror për Revizion është transparent për popullin që të mund të shihet se tatimet harxhohen për të mirën e të gjithëve”,- u shpreh zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe, Pol Eduards.
 
Në vitin 2015 revizorët shtetërorë kanë përgatitur 79 raporte, me 700 rekomandime, nga të cilat subjektet që kanë qenë pjesë e revizionit i kanë zbatuar vetëm 147 rekomandime apo katër herë më pak se në vitin 2014. 
 
ERSAN PAJAZITI