Botë

Nishani në Luginën e Preshevës, shqiptarët ankohen për mungesë librash shqip

07.03.2017 17:36

Presidenti, Bujar Nishani, është pritur në mënyrë madhështore në Bujanoc...

Kjo është vizita e parë e një presidenti shqiptar në Preshevë, pas Enver Hoxhës në vitin 1948. Për nder të vizitës së Nishanit, shqiptarët atje, të rritur e fëmijë, kanë mbajtur në duar flamurin shqiptar dhe kanë veshur tërë Bujanocin kuq e zi.
 
Në takimin me kryetarin e Komunës, kreu i shtetit shqiptar ka folur për mungesën e teksteve shkollore. Pavarësisht se kryeministrat e dy vendeve në takimin e tyre në Nish kanë rënë dakord, madje edhe pse vetë Kushtetuta serbe e lejon furnizimin me tekste shkollore për pakicat nga shteti amë, konkretisht akoma ky proces nuk është realizuar. Ende nxënësit shqiptarë atje mësojnë me tekstet e viti 1974.