Maqedoni

Paratë bartin 26 mijë bakterje

18.05.2014 18:40

Edhe pse nuk mund t’i shohim me sy, bakteriet ndodhen gjithkund rreth nesh dhe ne vazhdimisht jemi ne kontakt me to...

Edhe pse nuk mund t’i shohim me sy, bakteriet ndodhen gjithkund rreth nesh dhe ne vazhdimisht jemi ne kontakt me to.  
 
Paratë dhe shume gjëra tjera me të cilat jemi në kontakt  të perditshem,jane përplot me bakterie. Imagjinoni  në sa duar kalojnë parate  dhe monedhat , dhe atëherë mund të kuptojmë se sa bakterie janë grumbulluar  në to. 
 
“Papastërita në monedha dhe në para ndikon në shëmndetin e njeriut sepse mund të shkakton sëmundje sepse monedhat janë një ndër materialet të cilat më së sumti lëvizin nëpër duart e njerëzve dhe i përcojnë papastërtitë nga duart e njërit individ tek tjetri dhe mund të shkaktojnë sëmundje të sistemit respirator si edhe sëmundje të lëkurës, këtu kemi më së shumti bakteriet të cilët mund të barten nëpërmjet monedhave janë të grupit te stavillokokave dhe streptokokave dhe mund të shkakoktohet ndezje e fytit  dhe ndezje të mushkërive”, shprehet mjekja e përgjithshme Anila Bellcishta. 
 
Në plan  programin mësimor ekzizton lëndë që i këshillon nxënësit si të kujdesen për pastërtinë thonë pedagogët.  
 
“Në planprogramet e byrosë për zhvillim janë të parapara disa tema se si duhet të këshillojhen nxënësit.Ne organizojme edhe tema  pastrimin larjen e duarve.Ne  ekemi parasysh që në cdo ore të kujdestarisë dhe shkathtësive jetësore këto tema i kem i si obligative ti trajtojme me nxënësit”, shprehet pedogogu Safet Nuredini.
 
Edhe pse nxënësit pohojnë se i lajnë duart jo të gjithë e praktikojnë realisht nje gje te tille.
 
“Sigurisht duart i pastrojme cdoherë për shkak se ato përmbajnë microbe, dhe janë të dëmshme për shëndetin tonë”, shprehet nxenesi.
 
“Për cdo kënd është e drejtë që ti pastrojë duart pasi ti prekë monedhat apo paratë”, shprehet nxenesi.
 
“Arsimatrët dhe gjithë na këshillojnë sepse monedhat kanë microbe të ndryshme”, shprehet nxenesi.
 
Sipas një studimi në Universitetin e Oksfordit, 26.000 bakterie të gjetura në para, janë të mjaftueshme për provokimin e një sëmundje infektive.  
 
Përvec të mirave materiale që na sigurojnë paratë,po aq mund të jenë të dëmshme për shëndetin e njeriut, andaj preferohet që vazhdimisht të pastrohen duart me sapun ose me dezinfektues tjetër me përmbajtje alkooli.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI