Maqedoni

Vjedhje në një pompë benzine në Butel

07.03.2017 19:33

Një kryerës i panjohur mbrëmë ka vjedhur dy çanta me qarkullim ditor nga një pompë benzine në lagjen Butel të Shkupit...

Një kryerës i panjohur mbrëmë ka vjedhur dy çanta me qarkullim ditor nga një pompë benzine në lagjen Butel të Shkupit, pasi që fillimisht u është kërcënuar me pistoletë të punësuarve.
 
Siç kumtoi policia, bëhet fjalë për pompën e benzinës të locuar në rrugën "Aleksandar Urdarevski".
 
Plaçkitësi ka qenë i maskuar dhe pas plaçkitjes ka ikur. Ndërmerren masa për gjetjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të rastit, të cilin e ka denoncuar një i punësuar në pompë, mbrëmë vonë rreth orës 1:20./Mia