Maqedoni
Alarm mjedisor në liqenin e Dibrës
18.05.2014 18:44
Rreshjet e fundit të shiut në liqenin e Dibrës, përmes lumit Radika kane rritur prurjet e mbetjeve të masave plastike...

Rreshjet e fundit të shiut në liqenin e Dibrës, përmes lumit Radika kane rritur prurjet e mbetjeve të masave plastike.
Janë tonelata mbetjesh, si shishe plastike, mbetje kimike, e mbetjesh urbane. kjo situatë në liqenin e Dibres është e përvitshme, gjithçka është lënë në mëshirë të fatit.
Banorët e Luginës së Radikës në mungesë të infrastrukturës funksionale duke hudhur masat plastike janë shndëruar në burim ndotës të liqenit të Dibrës.Ndaj për këtë shoqatat ambientaliste së bashku me strukturat vendore organizojnë për çdo vit aksion për pastrimin e masave plastike, shprehet Kryetari i Shoqates Ekologjike “Deshat” Gazmend Cami.
Aktivitetet e ndryshme për frenimin e këtyre devijimeve të shoqërisë, janë të pa sukseshme. Problemi bëhet gjithnjë e më serioz.
Për zgjidhjen e këtij problemi nevoitet angazhim konkret, nga Ministria e ekologjisë, dhe pushteti vendor në intensifikimin e aktiviteve rreth zgjidhjes afatgjate të problemit të trajtimit të mbeturinave të forta.
Nëse nuk meret diç liqeni i Dibrës me mbeturinat që janë duke e mbuluar do të shndërohet në vatër infeksioni-dhe deponi e masave plastike, me çka pamundësohet për ta shfrytëzuar qytetarët liqenin e Dibrës për freskim dhe rekreacion sportiv.
ATLI DEMA
