Hojt Ji: Maqedonia duhet sa më parë të formojë qeveri

08.03.2017 10:03

Zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Brajan Hojt Ji...

Zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Brajan Hojt Ji në Zagreb deklaroi se pret nga liderët politik në Maqedoni, përfshirë edhe nga presidenti, të bëjnë gjithçka është e domosdoshme që sa më parë të formohet qeveria pa shtyerje të mëtutjeshme, në mënyrë e cila është në pajtim me kushtetutën e vendit, transmeton agjencia e lajmeve HINA.

"Shumica në Parlamentin e Maqedonisë shprehën vullnet të formojnë qeveri. Shpresojmë se presidenti i Maqedonisë, shumicës së anëtarëve të Parlamentit do t'u mundësojë sa më aprë të formojnë qeveri. Shtetit i nevojitet qeveri e cila duhet t'i vazhdojë reformat", ka thënë Hojt Ji duke shtuar se me zgjedhjen e qeverisë dhe me vazhdimin e reformave do të zgjidhet edhe kontesti me Greqinë për emrin, ndërkaq atëherë Maqedonia do të mund të inkuadrohet edhe në NATO.

Siç transmeton HINA, Hojt Ji ka thënë se Maqedonisë i paraprin shumë punë, por se së pari duhet të formnohet Qeveria, ndërsa BE­-ja dhe SHBA-­ja bashkëpunojnë ngushtë që kjo të ndodhë.

Sipas tij, gjendja në Maqedoni nuk është befasuese. "Jemi dëshmitarë të ndryshimeve, ka palë të cilat dëshirojnë të mbeten në pushtet dhe ata të cilët duan të vijnë në pushtet, në disa raste edhe për herë të parë. Është natyrore dhe normale që tensionimi politik të jetë shumë i lartë, retorika është mjaft e fuqishme, ndoshta nuk është e pranueshme, por ne besojmë se njerëzit në Maqedoni dëshirojnë të hyjnë në NATO dhe në BE. Që të ndodhë kjo, duhet të vijë deri te konsensusi politik, kompromisi i cili do të mundësojë formim të qeverisë stabile", theksoi Hojt Ji.