Zannier sot për vizitë pune në Maqedoni
Shefi i OBSE-së, Lamberzto Zannier, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni....

Shefi i OBSE-së, Lamberzto Zannier, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni, për t’u njohur më së afërmi me situatën politike në vend pas refuzimit të kryetarit Gjorge Ivanov për të mandatuar Zoran Zaevin për të formuar qeverinë e re.
Vizitën e tij, Zannier-i e paralajmëroi që javën e kaluar, përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, ku shprehu shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit politike në vendin tonë.
Ai tha se është i shqetësuar me zhvillimet në Shkup dhe se sundimi i ligjit duhet t’ia dalë në krye. Sipas tij, rezultatet e dhjetorit janë bazë e qëndrueshme për formimin e një qeverie që do t’u shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve.
