Ambasadori Timonie për vizitë në kompaninë "Zavar"

08.03.2017 11:46

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie....

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie sot do ta vizitojë kompaninë "Zavar" dhe do të ketë takim me bashkëpronare, Marta Naumovska ­ Gërnarova, si dhe me përfaqësues të rrjetit të Maqedonisë së mentorëve, grave të reja sipërmarrëse, kreatorëve të cilat i plasojnë në rajon, Evropë dhe botë.

"Ambasada e Republikës së Francës disa vite me radhë e promovon barazinë midis grave dhe burrave në jetën shoqërore dhe politike. Lufta kundër të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave është me rëndësi esenciale për zhvillimin harmonik të shoqërisë në tërësi. Stereotipat e pengojnë gjithë barazinë midis grave dhe burrave. Prandaj, në Ditën Ndërkombëtare të të drejtave të grave, do të përkujtohemi se është e nevojshme çdo ditë të kujdesemi për barazinë e vërtetë, që është aq e nevojshme në kohën tonë", theksojnë nga Ambasada franceze në Shkup.