Botë

Sulmi në Kabul, shkon në 30 numri i viktimave

08.03.2017 12:44

Është rritur në 30 numri i viktimave në sulmin ndaj spitalit ushtarak në Kabul...

Grupi militant “Shtetit Islamik” ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj spitalit, që gjendet pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. 

Autoritetet afgane më herët kanë njoftuar se nga ky sulm kanë mbetur të plagosur mbi 60 persona. Sulmuesit, të veshur si  mjekë, hynë në spitalin “Sardar Mohammad Daud Khan”. Ata janë përleshur me forcat e sigurisë brenda ndërtesës së spitalit në Kabul.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul e ka dënuar fuqishëm këtë sulm.