Maqedoni
Sulmi ndaj “Muzeut të Alfabetit”, MPB merr në bisedë informative 2 të dyshuar
08.03.2017 14:34
Ministria e Brendshme ka bastisur dy lokacione dhe ka marrë në bisedë informative, dy persona të dyshuar për sulmet ndaj muzeut të Alfabetit në Manastir, mëngjesin e djeshëm...

Tek shishet me lëndë diegëse të paidentifikuar, janë gjetur shenjat e gishtërinjve të një personi ende të paidentifikuar.
“Teknika kriminalistike me anë të metodave të forenzikës deri më tani ka gjetur një profil ADN të një mashkulli të pa identifikuar dhe janë ekzaminuar edhe vijat papilare por të një cilësie të dobët”, thonë nga MPB. Kanë filluar ndërkohë hetime të reja edhe për sulmet e mëparshme ndaj objektit të muzeut të alfabetit në Manastir.
