Botë

Vazhdojnë vërshimet në Bosnja, Serbia dhe Kroaci

18.05.2014 18:48

Serbia, Bosnja dhe Kroacia prej disa ditësh vazhdojnë të përballen me vërshimet...

Serbia, Bosnja dhe Kroacia prej disa ditësh vazhdojnë të përballen me vërshimet.
 
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq vlerësoi sot se situata me përmbyjtjet kërkon që të jenë maksimalisht të vëmendshëm në dy ditët e ardhshme dhe se rreziku më i madh tani është lumi Sava, pasi uji për një meter ka kaluar maksimumin historik.
 
“Njerzit duhet ta dine se uji ka arritur nivelin e njëmijë viteve, e jot ë njëqind viteve.Kjo don të thot se ndodh në here në njëmij vite.Dhe kemi arritur të shmangim katastrofën më të madhe falë organizimit të mire”, shrpehet Kryeministër i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
 
Institucionet dhe qytetarët në serbi janë mobilizuar për tu përballur me vërshimet dhe për të evakkuar njerzit nga zonat e vërshuara.
 
“Ato po dërgohen në pikat kritike për mbrojtjen e Shabacit nga vërshimet nga Sava”, shprehet nje qytetare.
 
“Kjo është tornditëse, kjo nuk ka dodhur asnjëherë, këto janë gjëra që ndodhin njëher në 100 vjet”, shprehet nje qytetare.
 
Poashtu Kryeministri serb ka falenderuar ndihmën nga jasht, të cilës I është bashkangjitur edhe Maqedonia, e cila është mobilizuar për të ju ndihmuar Sërbisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinqës.Krahas ndihmave nga kryiqi i kuq dhe qytetarët, edhe Çeta e Njësitit për intervenime speciale "Tigra" të stërvitur për shpëtim dhe ndihmë në suituata emergjente, sot me helikopter  Mi -17 nga kazerma "Ilinden" janë nisur për në Serbi.
 
“Destinacioni në të cilin u drejtuan është në Beograd dhe varësisht nga nevojat dhe drejtimet të cilat nga shtabi i mëtutjeshëm do ti marrin janë të gatshëm të ndërhyjnë në suaza të aftësive të tyre për të cilat janë shumë mirë të trajnuar dhe të gatshëm me gjith paisjet e nevojshme.Nëse edhe më tutje paraqitet nevoja për ndonjë lloj tjëtër te ndihmës, qeveria e Maqedonisë është e hapur përsëri ti shqyrtojë mundësitë dhe sipas kapaciteteve tona të ju përgjigjemi gjithkujt që i paraqitet nevoja”, shprehet Ministrja e punëve te brendëshme Gordana Jankullovska.
 
Edhe në Bosnjë e Hercegovinë nga ARM-ja janë dërguar 3.000 batanije që së bashku me ndihmën tjetër humanitare nga Maqedonia janë në rrugë drejt rajoneve të përmbytura në këtë vend.Ndërsa Mijëra qytetarë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre edhe në zonat e prekura nga vërshimet në Kroaci.                                  
 
FLORIJE KAMBERI