Botë

Johanesburg, vjedhje në aeroport si në filmat e Holivudit

08.03.2017 16:07

Persona të armatosur e të maskuar si policë kanë arritur të grabisin shuma të mëdha parash nga aeroporti...

Persona të armatosur e të maskuar si policë kanë arritur të grabisin shuma të mëdha parash nga aeroporti ndërkombëtar i Johannesburg, në Afrikën e Jugut.

Grabitësit mësohet se arritën të futeshin në një zonë të ndaluar dhe morën disa kontejnerë me para. Shifra varion, por sipas BBC-së, të dhënat flasin për miliona dollarë të vjedhura të valutave të ndryshme.

Grabitja u konfirmua nga kompania që operon në këtë aeroport, më të populluarin e kontinentit, megjithatë policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Për BBC-në, një burim e përshkroi grabitjen si “një skenë nga filmat e Hollywood”. 

Autorët, të cilët përdorën akses special për t’u futur në aeroport e dinin ekzaktësisht se cilët kontejnerë kishin para. Rojet e kompanisë privatë u neutralizuan nga grabitësit, të cilët lëviznin me një makinë “policie”.

Në këtë aeroport kanë ndodhur tre grabitje të vlerave të mëdha monetare përgjatë viteve të fundit.