Maqedoni

MPB, padi për njërin nga sulmuesit e gazetarëve

08.03.2017 18:33

Ministria e Punëve të Brendshme ka identifikuar njërin prej sulmuesve të gazetarëve të portalit A1.on në protestat e 28 shkurtit...

Ndaj tij është ngritur padi penale nën dyshimet se ka kryer dhunë, në bazë të nenit 386, të Ligjit për procedurë penale.

Nga MPB njoftojnë se hetimet për kapjen edhe të autorëve tjerë të mundshëm janë në vijim e sipër.

Më 28 shkurt gjatë protestave ekipi i A1on u sulmuan fizikisht nga disa protestues, kur po xhironte hedhjen e parave në shqip nga ana e disa protestuesve të hipur mbi Portën Triumfale.