Botë

Protestojnë fermerët e Kretës, përleshje me policinë, gurë e gaz lotsjellës

08.03.2017 18:49

Rreth 2000 fermerë nga Kreta protestuan në qendër të Athinës kundër politikave qeveritare në sektorin e bujqësisë...

Protestuesit marshuan drejt Ministrisë së Bujqësisë ku policia bllokoi turmën, duke shkaktuar zemërimin e fermerëve, të cilët qëlluan me gurë kundër forcave të policisë, të cilat u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Përballja vazhdoi për disa minuta. Në përkrahje të fermerëve janë rreshtuar edhe punonjësit e Ministrisë së Bujqësisë, të cilët iu bashkuan protestës në shenjë solidariteti.

Sindikata e Fermerëve njoftoi se protesta do të zhvendoset në sheshin “Sindagma”, ku mijëra fermerë do të protestojnë jashtë Parlamentit kundër politikave të shtrënguara të qeverisë Tsipras në sektorin e bujqësisë.