Maqedoni

8 Marsi në Amerikë, një vajzë para një demi, mesazh në Uall Street

08.03.2017 19:05

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shumë femra në Amerikë tërheqin vëmendjen tek roli i tyre në vendet e punës...

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shumë femra në Amerikë tërheqin vëmendjen tek roli i tyre në vendet e punës, e pikërisht këtë rast shfrytëzoi dhe një firmë e Uall Street-it për një gjest të ngarkuar me simbolizëm: vendosjen e statujës së një vajze të vogël përpara strukturës së famshme të bronztë të demit në qendër të Manhatanit.

Përballja e demit masiv me një vogëlushe që e sheh me duart e mbledhura në brez dhe një vështrim sfidues ishte një mënyrë për të tërhequr vëmendjen tek mungesa e diversitetit në bordet e korporatave dhe hendekut të pagave mes femrave dhe meshkujve që punojnë në shërbimet financiare. 

Shumë amerikanë zgjodhën që 8 Marsin ta kalojnë në shtëpi dhe të bojkotojnë punën, e kjo ka bërë që në disa shkolla mësimi të pezullohet. Atyre që nuk ia lejojnë dot vetes të mos paraqiten në punë, organizatorët e nismës i kërkuan që të paktën gjatë kësaj dite, blerjet t’i bëjnë vetëm në biznese të zotëruara nga gra, ose të vishen me të kuqe.