Botë

Misisipi, treni përplaset me autobusin, katër të vdekur

08.03.2017 19:58

Një tren mallrash u përplas me një autobus pasagjerësh në një kryqëzim hekurudhor në Mississippi...

Si pasojë e aksidentit tragjik, katër persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Autoritetet lokale thanë se autobusi ka ndaluar në shinat e trenit dhe arsyeja e këtij frenimi të papritur ende nuk dihet.

Mjeti, që transportonte më shumë se 50 pasagjerë, është marrë përpara nga treni i mallrave për një rrugë jo të shkurtër. Tre persona që udhëtonin me autobus kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa një i katërt humbi jetën gjatë transportit në spital.