Maqedoni

U lëshua në përdorim Xhamia e re e Çairit

18.05.2014 18:54

Me prerjen e shiritit dhe faljen e namazit të drekës sot solemnisht u lëshua në përdorim xhamia e re e Çairit...

Me prerjen e shiritit dhe faljen e namazit të drekës sot solemnisht u lëshua në përdorim xhamia e re e Çairit.
 
Kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi me këtë rast vlerësoi se kjo është një dit e veçant për Bashkësinë Islame dhe gjith muslimanët pasiqë u lëshua në përdorim publik Xhamia e re që do të mbaj emrin Xhamia e Çairit.  
                              
“Sot me të vërtetë është një ditë e veçantë, e përjetojmë një ditë kapitale në BFI dhe Myftininë e Shkupit, sepse arritëm ta lëshojmë në përdorim këtë tempull të shenjtë këtë Xhami e cila e mban emrin Xhamia E Çairit.Nga vet emri kuptohet se këtu në këtë vend asnjëherë nuk ka pasur Xhami”, shprehet Kryetar i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
 
“Kënaqësi e veçantë që morra pjesë në këtë përurim dhe është kënaqësi kur shoh besimtarët musliman shqiptarë shprehin lirinë e besimit”, shprehet Kryetar i Komunitetit musliman të Shqipërisë, Skender Buçi.
 
Me ndërtimin e kësaj Xhamie Eliminohet padrejtësia e e kohës së komunizmit, që në këtë lagje dhe në lagjen e Fushtophanës nuk u lejua të ndërtohet xhami, theksoi Kryetari i Çairit Izet Mexhiti i cili paralajmëroi që së shpejti edhe në Fushtophanë të vehet gurthemeli për ndërtimin e xhamisë.
 
“Ndërtimi i kësaj Xhamie e eliminon një padrejtësi e eliminon një padrejtësi që ka ndodhur në vazhdimsi gjat periudhës së komunizmit dhe në lagjen Fushtophana nuk kanë lejuar të ndërtohet Xhami, sepse e kanë ditur se Xhamia e luan edhe rolin fetarë edhe rolin kombëtarë, duke dashur që këto lagje ti mbajnë në mënyrë ekskluzive për të tjerët.Por tani realiteti reflekton, kanëa rdhur vlera demokratike dhe nuk ka forcë që i ndalon.Këtë proekt i cili është në interes të qytetarëve shum rëndë do të realizohej nëse nuk do të ishin në ditën e parë dy familje ajo e Haxhiselman Imerit dhe Naim Kadriut, dy familje të cilat duhet të jenë shembull për të gjith ne, shembull se si sakrifikohet nga vetvetja për qëllime fetare, por jo vetëm për qëllime fetare ato fillimisht planifikuan të investojnë në këtë xhami nga buxheti i tyre diku gjysëm miljoni euro, dhe kur e panë se këto mjete kanë tepruar ato mu lajmëruan si kryetar komune dhe më kërkuan a ka mundësi që këto mjete që i kemi planifikuar tek xhamia ti investojmë për shkolla dhe un i drejtova tek shkolla e lagjes së tyre, tek shkolla që nuk mban më emrin Cfetan Dimov, por mban emrin e Hasan Prishtinës, i cili poashtu pasurin e vet e ka shkri për arsimin shqip”, shprehet Kryetar i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. 
 
Edhe besimtarët shprehen të kënaqur që do të kenë mundësi që në këtë xhami të kryejnë ritet fetare.    
                                                                                                          
Në këtë përurim krahas përfaqësuesve të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal në Çairi, ishin të pranishëm edhe Kryetari i Bashkësisë Islame i Shqipërisë, ambasadori i Turqisë në Shkup dhe përfaqësues nga komuna e Bursës në Turqi. 
 
GYLTENE SINANI