Lamberto Zanier, për vizitë Maqedoni

09.03.2017 10:38

Sekretari shtetëror i OSBE-së mbrëmë arriti në Shkup....

Sekretari shtetëror i OSBE-së mbrëmë arriti në Shkup për shkak të situatës së re të krijuar në Maqedoni, pasi presidenti, Gjorge Ivanov, nuk ia dha mandatin liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaevit.

Zanier, gjatë ditës së sotme do të realizojë takime me shefin e Diplomacisë maqedonase, Nikolla Poposki, presidentin, Gjorge Ivanov, liderët e partive parlamentare në Maqedoni, si dhe me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare. Meqë presidenti Ivanov solli vendim për të mos ia dhënë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili mblodhi shumicën parlamentare, Zanier reagoi duke thënë se janë të shqetësuar për zhvillimet e ngjarjeve në Maqedoni.

“Jemi të shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve në Shkup. Rezultatet nga zgjedhjet e dhjetorit janë bazë solide që të formohet Qeveria e cila do t’u shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve”,- shkroi Zanier në Twiter.