Punëtori për vlerësimin e rrezikut nga korrupsioni në sektorin publik
09.03.2017 10:44
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në bashkëpunim dhe me...

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në bashkëpunim dhe me mbështetje të Komisionit Evropian përmes instrumentit, TAIEX organizon punëtori me temë “Vlerësimi i rrezikut nga korrupsioni në institucionet e sektorit publik-informimi i rrezikut nga korrupsioni dhe rreziqet tjera joetike, si dhe planifikimi i zgjidhjeve dhe masave për tejkalimin e tyre”.
Qëllimi i punëtorisë është që të hapet diskutim për rreziqet nga korrupsioni në menaxhim, konfirmimi i tyre, vlerësimi dhe tejkalimi, si dhe theksimi i strukturave institucionale, sistemeve dhe proceseve të cilat munden më shumë t’i ekspozohen korrupsionit.
