I dërguari i posaçëm gjerman, Helbah, takime me liderët politikë në Maqedoni
Energjia në shtëpi dhe tek partnerët tanë është e domosdoshme të orientohet ndaj asaj....

Energjia në shtëpi dhe tek partnerët tanë është e domosdoshme të orientohet ndaj asaj që Republika e Maqedonisë të marrë garanci se anëtarësimi në BE është qëllim i arritshëm për këtë gjeneratë të qytetarëve të Maqedonisë, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, në takimin me përfaqësuesin e posaçëm për Europën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, ambasadorin Kristian Helbah.
Siç kumtoi MPJ-ja, bashkëbiseduesit e cekën nevojën për përforcimin e integrimit europian në drejtim të stabilitetit afatgjatë dhe prosperitetit të rajonit.
"Sfidat e brendshme të Unionit, kriza e migrantëve dhe kërcënimet nga ekstremistët janë përkujtues i mirë për atë sa jemi të lidhur me BE-në",- tha Poposki.
Në takim u riafirmua përkrahja nga Gjermania për përpjekjet e Maqedonisë drejt integrimit europian. Mes tjerash, Helbah pritet të realizojë takime edhe me liderët e partive politike.
