Takim i ministrit Poposki me delegacionin e IHRA

09.03.2017 11:57

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki realizoi takim....

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki realizoi takim me shefin e delegacionit të Aleancës ndërkombëtare për përkujtim të Holokaustit (IHRA), ambasadorin Jan Debout.

Bashkëbiseduesit folën për aktivitetet që i kryen Aleanca ndërkombëtare, si dhe për aktivitetet që realizohen në Republikën e Maqedonisë në planin e përkujtimit, arsimimit dhe hulumtimit të Holokaustit.

Minsitri Poposki shprehi kënaqësi nga dërgimi i delegacionit të lartë të IHRA­s për herë të parë në Maqedoni, me rastin e 11 Marsit ­ Ditës së deportimit të hebrenjve nga Maqedonia, në kuadër të së cilës do të mbahen ngjarje komemorative në Shkup dhe Manastir.

IHRA është trup ndërqeveritar i cili shërben si platformë ku përfaqësues të qeverive të vendeve të saj anëtare, si dhe ekspertë nacional dhe ndërkombëtar këmbejnë ide dhe përvoja lidhur me politikat në planin e përkujtimit, arsimimit dhe hulumtimit të Holokaustit në botë. (mia.mk)