Maqedoni

Familja Veseli nga Morana ka nevojë për ndihmë, Tel. 070-515-129

18.05.2014 19:02

Skamja por dhe ndryshimet klimatike te koheve te fundit, akoma me shum ia bejne te pasigurt jetën familjes Veseli...

Skamja por dhe ndryshimet klimatike te koheve te fundit, akoma me shum ia  bejne te pasigurt jetën familjes Veseli.  
 
Friga per te mos e gjetur veten nën gërmadhat e shtëpisë , eshte nje parandjenje  e perditshme e tyre, por sa per ta riparuar te njeten po thuaj se nuk kane asnje shprese sepse familja Veseli  gjendet ne skajin  e varferise,  aq me teper kur kryefamiljari është I sëmurë nga zemra dhe nuk është në gjendje të punojë.
 
“Shkoj të punoj diku, në dy tre vende më ka ra rasti, sa kam nisur nuk mundem 5 minuta dhe ulem, ato më thonë shko shërohu dhe pastaj të vish të punosh, tash për tash gjendja është dmth jam një jetë si t’iu themjetë të zezë vështirë shtëpi jo,  shëndet jo, edhe fëmijët duan kushte, mbrëm ra shi, djali flente këtu, ra aty posht, unë u ula te fotelja dhe deri sa u dal ndejta aty”, shprehet kryefamiljari Nurali Veseli.
 
Gjithandej në dhomën e vetme që kanë,  pikon, kulmin e kanë të pasigurt, vëren kova dhe korita me anë të së cilave mundohen të mbledhin ujin  nga  shiu I cili pikon ne vazhdimesi,  per te parandaluar qe te lage edhe me shum kolltuqet te cilat  janë pjesërisht të mykura.
 
“Prej shiut kur e erdha prej spitali cka te shoh, nuk mundja ta shikoj dhomën, cka të bëj edhe mua smë vjen mirë të dal dhe të shikoj populli, por fëmija do, të mëdhaj janë Abdulselami më thotë oj nënë tre ditë të rrimë pa ngrënë vetëm dy dhoma dhe një banjo të kishim”, shprehet bashkëshortia e Nuraliut, Farije Veseli.
 
Kjo brengë e preokupon edhe Selamin i cili edhe pse është ende i vogël i përjeton gjërat si i rritur. Ai shpesh ulet tek dritarja dhe hedh shikimin nga oborri i shtëpisë  duke shpresuar  mos  ndoshta do të vij dikush për tu thënë se do tu ndërtoj një kulm të sigurt qoft edhe një dhomë, ku familja 5 antarëshe do të bënin gjumin rehat.
 
RINA TURKESHI-SAHITI