Anevski: Janeva dhe Fetai, ofenduan Gjykatën, Anevski: Të emërohet prokuror i ri për lëndën “Shuplakat”

09.03.2017 14:54

Prokuroret speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai....

Prokuroret speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai, me sjelljen e tyre gjatë seancës gjyqësore për lëndën “Shuplakat”, kanë bërë shkelje të kodeksit etik të prokurorëve publikë. Kështu deklaroi kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Petar Anevski, lidhur me konstatimin që është sjellë në kuadër të mbledhjes së mbajtur dje të anëtarëve të këshillit lidhur me parashtresën e ushtrueses së detyrës gjykatëse e Penales, Tatjana Mihajllova. Anevski gjithashtu njoftoi se seanca e paraparë për sot e Këshillit të Prokurorëve është anuluar për një ditë tjetër, duke mos precizuar saktë se kur.

“Sjellja e prokuroreve, Janeva dhe Fetai, është e papranueshme dhe është në kundërshtim me kodeksin etik. Dy prokuroret kanë bërë shkelje dhe rekomandimi ynë deri tek ato është se duhet të emërohet prokuror i ri për rastin konkret”,- deklaroi kryetari i Këshillit për Prokurorë Publikë, Petar Anevski.

Anevski  potencoi se do t’i propozojë prokurores speciale, Katica Janeva, të bëjë zëvendësimin e prokurorit aktual të lëndës me një prokuror të ri, ndërkohë që të dy prokuroret do të sanksionohen. Në seancën e fundit para një muaji për lëndën “Shuplakat”, dy prokuroret speciale, Fatime Fetai dhe Katica Janeva, patën një konflikt verbal me gjykatësen në dorëheqje, Tatjana Mihajllova, pas çka kjo e fundit dy prokuroret i dënoi me nga 2 mijë euro për, siç tha, mosrespektim të gjykatës.

Seanca e radhës për rastin në fjalë është paraparë  të mbahet nesër. Për rastin “Shuplakat” akuzohen gjithsej 14 persona. I akuzuar i parë në cilësinë e porositësit  është ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ndërsa dy të tjerët, ish-ministri i Transportit,  Janakievski,  dhe  ish-këshilltarja në komunën Qendër, Daniella Rangellova, akuzohen si ekzekutues të drejtpërdrejtë të rastit. (Merita Gashi, TVM2)