Kosovë, kuvendi miratoi rezolutën, lirimi i Haradinajt kusht për dialog me Serbinë

09.03.2017 16:05

Me 78 vota për dhe një kundër, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën.....

Me 78 vota për dhe një kundër, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën  me të cilën kërkohet pezullimi i dialogut Prishtinë-Beograd, deri në lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Përmes rezolutës kërkohet gjithashtu që Qeveria të kërkojë nga BE që ta detyrojë Serbinë që të anulojë fletarrestet përmes Interpolit për qytetarët e Kosovës.

Si pikë e fundit e rezolutës kërkohet që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për  lirimin e Haradinajt.

Aktualisht, Haradinaj mbahet në gjendje arresti shtëpiak në Kolmar të Francës. Autoritetet gjyqësore kanë shtyrë për në prill vendimin për lirimin ose ekstradimin e tij në Serbi.