KRRE, nga janari i vitit 2018 cakton çmimin e ujit

09.03.2017 16:52

Komisioni Rregullator i Energjetikës prej më 1 janar të vitit të ardhshëm....

Komisioni Rregullator i Energjetikës prej më 1 janar të vitit të ardhshëm do të jetë përgjegjëse për çmimin e ujit të ndërmarrjeve publike komunale dhe ndërmarrjeve për ujitje, të cilat janë furnizuese të ujit të papërpunuar në komunat me mbi 10 mijë banorë.

Ndërsa nga një janari i vitit 2019, KRRE do të jetë përgjegjëse për të gjithë komunat në vend.

“Zbatimi i kompetencave të Komisionit Rregullator të Energjetikës për vërtetimin e çmimeve të ujit do të thotë vendosje e sistemit efikas në vërtetimin e çmimeve dhe tarifave, duke u mundësuar kompanive, të cilat do të dorëzojnë kërkesat, t’i kenë parasysh shërbimet që do t’u dorëzohen. Tarifat do të duhet që t’i mbulojnë harxhimet operative, amortizimet, që t’iu mundësohet t’i drejtojnë  financat në përmirësimin e infrastrukturës, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të cilave ua ofrojnë shfrytëzuesve”-, deklaroi kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik, Dimitar Petrov.

Nga Komisioni Rregullator thonë se ende nuk janë bërë analiza nëse pas marrjes së kësaj kompetence do të ketë rritje apo ulje të çmimit të ujit për pije. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)