Maqedoni
Zanieri e takon Ahmetin, Ahmeti propozon nisjen e dialogut zhbllokues
09.03.2017 18:04
Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanieri, e ka takuar edhe liderin e BDI-së, Ali Ahmetin...

Siç njoftojnë nga kabineti i Ahmetit, dy bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet e fundit në vend dhe mënyrat për ta zgjidhur krizën politike. Ahmeti citohet të ketë theksuar nevojën për arritjen e kompromisit midis palëve, por edhe vendosjen e dialogut midis partive parlamentare në mënyrë që të zhbllokohet fillimisht Kuvendi, e më pas edhe institucionet tjera.
Ahmeti po ashtu ka ripërsëritur se Deklarata e përbashkët është shkruar në Shkup dhe rrjedh nga premtimet programore zgjedhore, ndërsa nuk cenon karakterin kushtetues, e aq më pak sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë.
Ahmeti foli për rëndësinë e sundimit të së drejtës dhe procesin e transparencës së përgjithshme në BDI, me ç'rast ftoi edhe OSBE-në të kyçet në këtë proces, ndërsa theksoi që edhe partitë e tjera duhet të gjejnë guximin e njëjtë dhe të shpalosin burimet e tyre financiare. Ahmeti njoftoi Zanierin se ka propozuar nisje të dialogut zhbllokues në vend, thuhet në njoftim.
