Maqedoni

Dita Botërore e veshkave, mjekët: Më të rrezikuar personat me mbipeshë

09.03.2017 18:45

Rreth 1500 pacientë në vend janë në dializë, alarmojnë mjekët në Ditën Botërore të Veshkave...

Sipas mjekëve, personat me mbipeshë janë më  të rrezikuar që të sëmuren nga sëmundja kronike e veshkave dhe dëmtimi i tyre shkakton dializë. Komplikimet deri në shërimin e tyre janë të mëdha, thonë mjekët.
 
“Nëse ka donatorë të veshkës i cili peshon 40-50 kg, ndërkaq do të duhet të transplantohet tek ndonjë pacient i cili ka 100 kg, gjithsesi se nuk mund të ketë përshtatje të veshkës nga një person në tjetër”,- deklaroi nefrologu, Goce Spasovski.
 
Nga Shoqata e qytetarëve të sëmurë nga veshkat “Nefron” thonë se për uljen e mbipeshës mund të kontribuojë vendosja e tatimeve për ushqimet e shpejta dhe për reklamimin e tyre. 
 
“Tatimet për të gjitha produktet ushqimore që përmbajnë sheqer, posaçërisht për pijet me sheqer, të shënojnë rritje dhe të ketë restrikcione të këtyre produkteve, ndërkaq të bëhet lirimi nga tatimet ose ulja e tatimit apo subvencionim të produkteve që bien në grupin e ushqimeve të shëndetshme”,- deklaroi Ljubinko Trpenovski nga Shoqata e qytetarëve të sëmurë nga veshkat “Nefron”. 
 
Pacientët thonë se kushtet për dializë në institucionet shëndetësore janë përmirësuar, por ata kërkojnë që fokusi të vihet në transplantimin e veshkave.
 
“Detyra e radhës që duhet të merremi është që të gjithë ata që kanë të sigurua organ, t’ju transplantohet, dhe të gjithë ata që janë në listë të pritjes, të shpresojnë se së shpejti do të marrin organin kadaverik”,- u shpreh Dushko Gjorgjiev nga Shoqata e qytetarëve të sëmurë nga Veshkat “Nefron”.
 
Në Maqedoni para dy viteve mjekët kanë kryer më shumë se 100 transplantime, 12 ishin kadaverike, ndërsa pas ngecjes njëvjeçare transplantimi i veshkave përsëri u kthye në normalitet dhe nefrologët tanimë kanë kryer transplantim tek katër pacientë. 
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI