Maqedoni
Paraburgim për biznesmenin Sead Koçan
09.03.2017 23:09
Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, biznesmenit Sead Koçan sot pasdite i ka shqiptuar masën e paraburgimit dhe ka lëshuar urdhërarrest...

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, biznesmenit Sead Koçan sot pasdite i ka shqiptuar masën e paraburgimit dhe ka lëshuar urdhërarrest, gjegjësisht urdhër për arrestimin e Koçanit. Urdhërarresti hyn në fuqi menjëherë.
Masa e paraburgimit është shqiptuar pasi Këshilli Penal ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale Publike parashtruar ndaj vendimit të gjykatëses në procedure paraprake, e cila paraprakisht hodhi poshtë kërkesën për paraburgim.
Këshilli sot ka vendosur se të gjitha bazat për paraburgim janë të plotësuar, gjegjësisht e ka pranuar arsyetimin e PSP-së se Sead Koçan, nëse ngelet në liri mund të ikë, të ndikojë ndaj dëshmitarëve ose të shkatërrojë dëshmi në rastin “Trust”.
Përndryshe, Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.
