FMN

FMN e përfundon vizitën në Maqedoni

19.05.2014 10:06

Temë e bisedave që Misioni i ka pasur me autoritetet në vend prej 6 majit ishte Post-programi monitoring (PPM)….

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i udhëhequr nga Ivana Vlladkova Holar sot e përfundon vizitën në Maqedoni.

Temë e bisedave që Misioni i ka pasur me autoritetet në vend prej 6 majit ishte Post-programi monitoring (PPM). Konsultimet sipas nenit 4 nga ky program janë mbikëqyrje e rregullt që kryhet te të gjitha vendet anëtare që i bashkangjiten FMN-së.

Procesi i PPM-së është i dedikuar për vendet anëtare të cilat kanë obligim të konsiderueshëm të mbetur ndaj Fondit pas skadimit të aranzhmaneve të tyre.