Shërbim pagesor i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” nuk do të punojë gjatë fundjavës

10.03.2017 11:04

Ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe kanalizimi-Shkup" nga e hëna zhvendoset në ndërtesën administrative të sapondërtuar....

Ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe kanalizimi-Shkup" nga e hëna zhvendoset në ndërtesën administrative të sapondërtuar në rr.’Llazar Liçenoski’ nr.17 nën Kalanë e Shkupit.

Për shkak të zhvendosjes shërbimi pagesor sot do të punojë prej orës 07:30 deri në orën 15:30, kurse për fundjavë nuk do të jetë në funksion, njofton AIM, pwrcjellw TVM2.

Nga e hëna shërbimi pagesor do të punojë me orar normal të punës, prej orës 07:30 deri në orën 19:00 gjatë javës, kurse të shtunën prej orës 09:00 deri në orën 14:00, kumtoi NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.