25 të vdekur nga një aksident me autobus në Nepal
Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë lënduar....

Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë lënduar, pasi një autobus me pasagjerë u rrëzua nga një rrugë malore dhe ra në një lumë në Nepal.
Policia në qarkun Jajarkot ka thënë se shoferi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit, gjë që bëri që autobusi të rrëshqiste 200 metra më poshtë në lumë.
Katër të lënduar janë dërguar në një spital të qakut, ndërkaq të lënduarit e tjerë janë dërguar me helikopter në spitalin e qytetit më të afërt.
Aksidentet e trafikut në Nepal janë të zakonshme për shkak të rrugëve dhe makinave të pamirëmbajtura.
Në muajin shtator, 18 persona humbën jetën, teksa ishin duke udhëtuar me autobus, i cili u aksidentua në rrugët nalore në Nepalin qendror.
