Tusk sërish president i Këshillit Europian
10.03.2017 12:58
Donald Tusk ka fituar edhe një mandat si president i Këshillit Europian....

Donald Tusk ka fituar edhe një mandat si president i Këshillit Europian, njofton TVM2.
Liderët e Bashkimit Europian, në takimin e mbajtur në Bruksel, kanë konfirmuar se Tusk ka fituar edhe një mandat tjetër prej 30 muajsh në postin e presidentit të Këshillit Europian.
Tusk, ish-kryeministër i Polonisë, nuk e kishte mbështetjen e vendit të tij. Qeveria e Polonisë, e kryesuar nga Partia konservatore për Ligj dhe Drejtësi, ka nominuar anëtarin e Parlamentit Europian, Jacek Saryusz-wolski, si sfidant të Tuskut.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, më herët gjatë ditës ka thënë se rizgjedhja e tij do të ishte “shenjë e qëndrueshmërisë” për bllokun.
