Stamboll, rrëzohet helikopteri, raportohet për viktima
10.03.2017 13:07
Së paku pesë persona kanë gjetur vdekjen pasi një helikopter i zjarrfikësve....

Së paku pesë persona kanë gjetur vdekjen pasi një helikopter i zjarrfikësve është rrëzuar të premten në rrethinën Buyukçekmece të Stambollit, shkruajnë mediat e huaja.
Informacionet e para flasin se ekipet e shpëtimit, duke përfshirë edhe zjarrfikësit, tani më janë në vendin e ngjarjes.
Aksidenti thuhet se ka ndodhur rreth orës 12:00, sipas kohës lokale.
Gjithsej llogaritet të kenë qenë duke udhëtuar brenda shtatë persona, përfshirë edhe dy pilotet e helikopterit.
